Aksident i rëndë në Istog: Vdesin dy persona, tre të lënduar

Prishtinë | 20 Kor 2026 | 17:37 | Nga Ekonomia Online

Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të hënë në Istog.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka bërë të ditur për Ekonomia Online se dy persona ka humbur jetën si pasojë e aksidentit ndërmjet dy veturave në fshatin Shushicë.

Sipas Gashit, vdekja e njërit nga viktimat u konstatua nga mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes, ndërsa vdekja e viktimës së dytë u konstatua me t’u arritur në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Sot rreth orës 15:20, Policia është njoftuar për një aksident trafiku në fshatin Shushicë të Istogut, në aksident janë të përfshira dy vetura. Për një person të lënduar, mjeku kujdestar i QKMF-së e ka konstatuar vdekjen menjëherë në vendin e ngjarjes. Ndërkaq njëri nga katër të lënduar ka mbërri pa shenja jetë gjatë rrugës për në Spitalin Rajonal të Pejës”, tha Gashi.

Edhe tre persona të tjerë janë duke u trajtuar në Spital pas lëndimeve të marra.

Në vendin e ngjarjes përpos policisë, kanë dalë emergjenca, zjarrfikësit dhe Prokurorit i Shtetit.

Të ngjashme