Ministria e Infrastrukturës intervenon në Shtërpcë, apelon të shmangen qarkullimet e panevojshme gjatë stuhive

Prishtinë | 21 Kor 2026 | 21:13 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë intervenuar në hyrje të Shtërpcës, në rrugën R115, pas dëmeve të shkaktuara nga stuhia dhe reshjet e dendura që kanë përfshirë Kosovën.

Sipas ministrisë, nga erërat e forta janë rrëzuar drunj që kanë shkaktuar dëme edhe në disa automjete.

Ministria bëri të ditur se pas ndërhyrjes së ekipeve në terren rruga është pastruar dhe aktualisht është e qarkullueshme.

Tutje u është bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë kushteve të pafavorshme atmosferike, duke shmangur lëvizjet e panevojshme dhe duke përshtatur shpejtësinë me gjendjen e rrugëve. 

Të ngjashme