Konflikt mes fqinjëve në Tropojë, një person përfundon në spital

Prishtinë | 22 Kor 2026 | 21:44 | Nga Ekonomia Online

Një konflikt mes fqinjëve në Tropojë ka përfunduar me dhunimin e një 60-vjeçari, i cili për shkak të lëndimeve të marra është transportuar për ndihmë mjekësore në Spitalin Universitar të Traumës në Tiranë.

I lënduari është identifikuar si Man Nezaj, i cili po merr trajtim për plagët e shkaktuara gjatë përplasjes, raporton NOA.al.

Sipas familjarëve të tij, mes palëve ka pasur konflikte të mëparshme, ndërsa situata është përshkallëzuar këtë herë duke përfunduar në dhunë fizike.

Ndërkohë, autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin e personave të përfshirë dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

Të ngjashme