Kryeprokurori i shtetit priti në një takim drejtorin e AKI-së

Prishtinë | 23 Kor 2026 | 14:30 | Nga Ekonomia Online

Kryeprokurori i shtetit, Zejnulla Gashi, zhvilloi një takim pune me drejtorin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI) Petrit Ajeti.

Me këtë rast, drejtori i AKI-së, Ajeti, e uroi kryeprokurorin e shtetit, Gashi, me rastin e marrjes së detyrës, duke i dëshiruar suksese në ushtrimin e mandatit të tij.

Gjatë takimit, të dy udhëheqësit e institucioneve konfirmuan përkushtimin e tyre për thellimin e bashkëpunimit profesional dhe institucional, në përputhje me kompetencat ligjore në funksion të forcimit të sundimit të ligjit.

Të ngjashme