Komuna e Klinës ka hapur ankand publik për shitjen e kubëzave të kalldrëmit që u hoqën nga sheshi i qytetit, pas vendimit për rikthimin e asfaltit në qendër.
Sipas njoftimit për kontratë, ankandi është hapur më 22 korrik të këtij viti.
“Shiten në kushte siç janë, ku janë dhe Autoriteti Kontraktues nuk do të ketë përgjegjësi të mëtutjeshme pas shitjes”, thuhet në njoftim.
Heqja e kalldrëmit u bë pasi Kuvendi Komunal kishte marrë më herët vendim që ai të largohej dhe në vend të tij të shtrohej asfalt.
Kalldrëmi ishte vendosur në kuadër të një projekti që kishte zgjatur disa vjet.