Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, është deklaruar rreth zgjedhjes së presidentit, me ç’rast ka thënë se nuk ka synime të veçanta për këtë post dhe se është e rëndësishme që partitë të arrijnë kompromis, raporton Ekonomia Online.
Sipas Konjufcës, PDK-ja nuk e ka ndryshuar qëndrimin dhe mendon se “presidenti duhet të jetë i PDK-së”, ndërsa LDK-ja, siç tha ai, ka pasur një qasje më bashkëpunuese kohët e fundit.
Ai ka përshëndetur edhe pozicionin e Aleancës, për çka tha se çdo përpjekje për t’i shmangur zgjedhjet është për t’u vlerësuar.
“Nuk kam synime të veçanta. Ky proces nuk zgjidhet duke u dhënë përparësi synimeve tona individuale. Ky proces zgjidhet vetëm atëherë kur partitë politike ulen dhe e definojnë se çka kemi nevojë.”
“Deri tani siç e dini ju kanë ndodh një sërë takimesh mes kryeministrit Kurti, zotit Hamza dhe zotit Abdixhiku me presidenten Osmani, sa i përket Partisë Demokratike është dukë që nuk është edhe që ka pasur shumë hapësirë për diskutim meqënëse ata ndodhen në pozicione të njëjta, mendojnë që presidenti duhet të jetë i PDK-së.
Por Lidhja Demokratike e Kosovës ka dhënë mendimin e saj që mund të ketë një bashkëpunim sa i përket zgjedhjes së një presidenti, i cili do të ishte reprezentativ për të gjithë, i cili do të ishte njëfarë emëruesi i përbashkët i këtyre dy partive politike
Poashtu e përshëndes edhe qëndrimin e Aleancës, sepse krahasuar me dhjetorin e kaluar kur refuzonin çfarëdo pjesëmarrje në seancë edhe mendonin që kuorumi vetëm duhet të bojkotohet kësaj radhe po shprehin, po japin ide të cilat ma merr mendja i kontribuojnë, kësaj krizës në të cilën ndodhemi, secili që jep ide në drejtim të jo qysh kena me shku në zgjedhje por qysh kena me i evitu zgjedhjet është I mirëseardhur në Republikën e Kosovës, sepse vërtetë tri palë zgjedhje I kishim prej shkurtit të vitit të kaluar dhe kjo Kosovën e ka lodhur dhe e ka dëmtuar në përfaqësimin e planit ndërkombëtar, unë e kam thënë shpesh këtë gjë, domethënë kudo që shkohet dhe dëshiron me zhvillu projekte të caktuara, me qeveritë e vendeve të tjera, ata natyrisht që edhe kjo ndodj ndodh siç ndodhi edhe me Francën që e patëm një vizitë shumë të mirë, por ka edhe qeveri të cilat thonë që duhet të presim, duhet të ndodhë zgjedhja e konstituimit të Kuvendit, zgjedhja e Qeverisë së re”, tha Konjufca para gazetarëve.
