Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Janina Ymeri ka treguar se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale ka heshtur që t’i përgjigjet kërkesës së saj për qasje në informata të detajuara lidhur me licencat e kërkuara nga palët e treta (si nga kompanitë e huaja, ashtu edhe ato vendore).
Ymeri, përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo kërkesë është bërë që nga 11 korriku.
Postimi i saj i plotë:
Të nderuar,
Ju njoftoj se Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale (KPMM) ka heshtur që t’i përgjigjet kërkesës sime për qasje në informata të detajuara lidhur me licencat e kërkuara nga palët e treta (si nga kompanitë e huaja, ashtu edhe ato vendore).
Letra e dërguar me 11 Korrik, e konfirmuar si e pranuar në të njejtën ditë.
Për të dokumentuar këtë mungesë transparence, sidomos për licenca për hulumtime meqenëse kam ankesa vazhdimisht, ju ftoj të dërgoni ankesat dhe provat tuaja në [email protected].
Kur keni bërë kërkesë për hulumtim, shfrytëzim.
A keni marr përgjigje.
Pse nuk ju është pranuar kërkesa e këso lloj.
Këto të dhëna do të shërbejnë për përgatitjen e një raporti të hollësishëm ku do të paraqitet gjithashtu edhe në Kuvend që si institucion është edhe mbikqyrës i KPMM-së.