Një shqiptar në formacionin e javës në Superligën e Zvicrës

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Vikendin që kaloi, nisi sezoni i ri i Superligës së Zvicrës në futboll.

Një lojtar shqiptar është futur në formacionin e javës, shkruan Indeksonline

Bëhet fjalë për Ezgjan Alisoski, i cili është vlerësuar me notën 7.5 në sajtin “Sofascore”.

Por, lojtari i Kombëtares së Maqedonisë së Veriut në fundin e ndeshjes pësoi një lëndim dhe u zëvendësua.

Nuk dihet ende shkalla e lëndimit, por dukej serioze.

Të ngjashme