IHMK kishte paralajmëruar diell e vranësira, reshjet e shiut surprizojnë qytetarët

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 11:53 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) kishte parashikuar që dita e hënë të karakterizohej me diell dhe vranësira, të cilat gjatë ditës do të zhvilloheshin lokalisht, me mundësi për reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër në zona të izoluara.

Megjithatë, reshjet e shiut që përfshinë disa pjesë të vendit kanë nxitur reagime në rrjetet sociale, ku qytetarë dhe faqe të motit ironizuan parashikimin e IHMK-së. Faqja “Meteo Kosova” publikoi një postim ku vuri në dyshim saktësinë e parashikimit, duke shkruar se instituti kishte paralajmëruar mot me diell dhe vranësira paradite, ndërsa në terren pati reshje.

Sipas parashikimit të IHMK-së, temperaturat minimale për sot pritet të lëvizin ndërmjet 13 dhe 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 26 deri në 30 gradë Celsius. Instituti ka bërë të ditur se gjatë zhvillimit të vranësirave konvektive mund të ketë edhe fuqizime të përkohshme të erës.

Të ngjashme