Chelsea është e gatshme të dëgjojë oferta për Pedro Neton gjatë kësaj vere, me disa klube të mëdha që kanë shfaqur interesim për sulmuesin portugez.
Sipas raportimeve nga Anglia, Liverpooli dhe Manchester United po e monitorojnë situatën e 26-vjeçarit, ndërsa edhe disa klube nga Arabia Saudite janë të gatshme të futen në garë për transferimin e tij, përcjell “Gazeta Express”.
Edhe pse Chelsea nuk e ka nxjerrë zyrtarisht në shitje Neton, drejtuesit e klubit londinez janë të hapur për ta lënë të largohet nëse mbërrin një ofertë e konsiderueshme.
Kjo vjen pas investimeve të mëdha në repartin ofanziv, të cilat e kanë shtuar konkurrencën për një vend titullari.
Liverpooli e sheh Neton si një opsion të rëndësishëm për krahët e sulmit, ndërsa Manchester United po kërkon gjithashtu përforcime në fazën ofanzive.
Nga ana tjetër, klubet saudite janë të gatshme të ofrojnë shifra të larta si për Chelsean ashtu edhe për lojtarin.
Neto i ka shënuar 10 gola dhe i ka bërë 10 asistime në 52 ndeshje.
Pritet që javët e ardhshme të jenë vendimtare për të ardhmen e Pedro Netos, me Chelsean që shpreson të përfitojë maksimalisht nga një garë ofertash mes klubeve të interesuara.