Deputeti i zgjedhur i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ndaj zhvillimeve në Ministrinë e Drejtësisë, duke ngritur akuza për keqmenaxhim financiar dhe duke kritikuar promovimin e zyrtarëve që, sipas tij, duhej të përballeshin me përgjegjësi ligjore.
Përmes një postimi publik, Ramadani ka deklaruar se, në vend që të ketë llogaridhënie për atë që ai e cilëson si “keqmenaxhim të tmerrshëm financiar” në Ministrinë e Drejtësisë gjatë vitit 2025, është vendosur që personat përgjegjës të promovohen më tej.
Ai ka ngritur gjithashtu dyshime lidhur me shpenzimet për punimet me granit dhe knauf, duke pyetur: “Sa po shkon graniti e knaufi me para të popullit?”
Sipas Ramadanit, pagesat për këto punime janë rritur me 326 për qind, ndërsa ai pretendon se kulmi i objektit të Institutit të Mjekësisë Ligjore (IML) ende nuk ishte përfunduar.