Ankesë e pazakontë: Prindërit kritikohen pse i thërrasin fëmijët të kthehen në shtëpi

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 13:04 | Nga Ekonomia Online

Disa prindër në Britani janë përballur me ankesa për “sjellje antiscionale”, pasi i kanë thirrur fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi pas lojës jashtë.

Familjet në zonën Viscount Close, në Pinchbeck të Lincolnshire, kanë marrë letra paralajmëruese nga shoqata e banesave Amplius, ku u kërkohet të kenë kujdes me zhurmën pas ankesave për fëmijët që thirren nga prindërit për të hyrë brenda pas lojës në hapësirat e përbashkëta.

Në letër thuhej se ankesa lidhej me “të bërtiturat në zonat e përbashkëta” dhe me thirrjet e prindërve ndaj fëmijëve për t’u kthyer në shtëpi pas kohës së lojës. Shoqata ka bërë të ditur se e merr seriozisht çdo rast të shqetësimit nga zhurmat dhe se në të ardhmen mund të vendosë monitorim të zhurmës, shkruan Mirror.

Megjithatë, banorët e zonës e kanë cilësuar ankesën si “absurde” dhe “të pakuptimtë”, duke thënë se fëmijët thjesht po shijojnë lojën jashtë.

Susan Coleman, 53-vjeçare, tha se sot është e rrallë të shohësh fëmijë duke luajtur jashtë, pasi shumë prej tyre kalojnë kohën brenda me video-lojëra apo telefona.

“Një shoqeje tim i erdhi një letër sepse kishte thirrur fëmijët e saj të hynin brenda. Është qesharake. Prindërit i kanë thirrur gjithmonë fëmijët për darkë apo për të shkuar në shtrat. Pse është bërë problem tani?”, u shpreh ajo, transmeton Klankosova.tv.

Banorët theksuan se hapësira ku luajnë fëmijët ndodhet shumë pranë shtëpive, por sipas tyre zhurma është normale dhe pjesë e jetës së përditshme.

Ata shtuan se preferojnë që fëmijët të luajnë jashtë, ku prindërit mund t’i mbikëqyrin, sesa të qëndrojnë të izoluar brenda.

“Fëmijët bëjnë më shumë zhurmë se të rriturit, por ata thjesht po luajnë. Është zëri i verës”, tha Coleman, duke kritikuar ankesën ndaj prindërve që thërrasin fëmijët e tyre për t’u kthyer në shtëpi.

Të ngjashme