Kanë mbetur edhe disa ditë deri në nisjen e Sunny Hill Festival, një prej ngjarjeve më të mëdha muzikore në Kosovë dhe rajon, ndërsa organizatorët po vazhdojnë me përgatitjet e fundit për edicionin e këtij viti.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, Sunny Hill ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të ofrojë transport falas me autobusë për të gjithë pjesëmarrësit, me qëllim që udhëtimi drejt hapësirës së festivalit të jetë më i lehtë dhe më i sigurt.
Sipas njoftimit, autobusët e Trafikut Urban do të nisin qarkullimin nga ora 11:40, gjersa kthimi i vizitorëve nga festivali do të bëhet duke filluar nga ora 01:30.