Reshjet e shiut turbullojnë ujin në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 14:34 | Nga Ekonomia Online

KRU “Gjakova” ka dalë me njoftim lidhur me cilësinë e ujit në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, Komuna e Rahovecit.

Pas monitorimit të zonave të furnizimit, veçanërisht atyre që furnizohen nga burimet natyrore, është konstatuar se në zonën e furnizimit Hoçë e Madhe, si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, është paraqitur turbullirë e ujit, duke bërë që cilësia e tij të jetë përkohësisht jashtë standardeve për konsum, transmeton Klankosova.tv.

“Lusim konsumatorët e kësaj zone që të mos e përdorin ujin për pije deri në njoftimin e radhës. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin, duke ju lutur që këtë njoftim ta publikoni për informimin e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme