Broja drejt Serie A, Burnley e jep dritën jeshile të largimit

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 15:49 | Nga Ekonomia Online

Lazio mund ta gjejë përforcimin e ri për repartin ofanziv pikërisht nga Anglia.

Emri i Armando Brojës është rikthyer në qendër të vëmendjes së klubit bardhekaltër.

Sulmuesi shqiptar, 24 vjeç, i cili u afirmua me Chelsean në Premierligë, sezonin e kaluar ra nga elita angleze me Burnleyn. 

Sipas raportimeve të fundit nga Anglia, kanë mbërritur sinjale inkurajuese për Lazion, përcjell “Gazeta Express”.

Burnley është i gatshëm ta lejojë largimin e sulmuesit shqiptar, të lindur në vitin 2001 dhe është i hapur për një formulë huazimi, pa e kërkuar përfshirjen e një detyrimi për blerje përfundimtare.

Klubi anglez do të pranonte që marrëveshja ta përfshinte vetëm të drejtën e blerjes, duke e bërë operacionin më të favorshëm për Lazion.

Të ngjashme