Interi dhe Juventusi kanë nisur kontaktet me përfaqësuesit e mbrojtësit anglez John Stones për një transferim të mundshëm si lojtar i lirë.
Sipas gazetarit të njohur Fabrizio Romano, negociatat janë duke u zhvilluar gjatë kësaj jave, ndërsa Stones është i hapur për një aventurë të re në Serie A.
Përveç dy gjigantëve italianë, interesim për mbrojtësin anglez kanë shfaqur edhe Chelsea dhe Arsenali, të cilët kanë bërë kontaktet e para për situatën e tij.
Vendimi përfundimtar mbetet në duart e John Stones, i cili do të vlerësojë ofertat dhe mundësinë më të mirë për vazhdimin e karrierës.
Mbrojtësi anglez, i njohur për paraqitjet e tij me Manchester Cityn dhe kombëtaren e Anglisë, pritet të jetë një nga emrat më të kërkuar në afatin kalimtar.