Milani është një hap larg transferimit të mbrojtësit të ri Sankhoun Diawara.
Kuqezinjtë kanë arritur marrëveshje me Troyes për 3 milionë euro, plus një përqindje nga shitja e ardhshme e lojtarit.
Kanë mbetur vetëm detajet formale dhe shkëmbimi i dokumenteve, ndërsa 20-vjeçari pritet të mbërrijë së shpejti në Itali për të firmosur me klubin italian.