Basha: Mbi 8.7 milionë euro investime në Qarkoren e Gjakovës, përfshirë rrugën “Bujar Roka”

Prishtinë | 27 Kor 2026 | 20:57 | Nga Ekonomia Online

Ministri në detyrë i Infrastrukturës dhe Transportit, Dimal Basha, ka bërë të ditur se Ministria ka investuar mbi 5 milionë euro në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka” në Gjakovë, e cila është pjesë e Qarkores së re të qytetit.

Përmes një postimi në Facebook, Basha tha se ky projekt është pjesë e një investimi më të gjerë në infrastrukturën rrugore të Gjakovës.

“Rruga “Bujar Roka” në Gjakovë. Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka investuar mbi 5 milionë euro në rikonstruimin dhe zgjerimin e rrugës “Bujar Roka”, e cila është pjesë e Qarkores së re të Gjakovës”, shkroi Basha.

Sipas tij, së bashku me projektet e tjera infrastrukturore në këtë zonë, investimi i përgjithshëm i Ministrisë në Qarkoren e Gjakovës arrin në 8.7 milionë euro.

“Së bashku me kontratën e realizuar më herët për daljen e Gjakovës drejt Prizrenit, si dhe projektin në realizim e sipër të tranzitit të ri, investimi i Ministrisë në Qarkoren e Gjakovës arrin në 8.7 milionë euro”, bëri të ditur ai.

Basha theksoi se projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa financimi është siguruar tërësisht nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.

“Projekti është hartuar nga Komuna e Gjakovës, ndërsa financimi është mbuluar në tërësi nga Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit”, u shpreh ministri në detyrë.

Ai tha se ky investim do të ndikojë në përmirësimin e qarkullimit dhe sigurisë në trafik, si dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe bizneset.

“Ky investim do të përmirësojë qarkullimin, do të rrisë sigurinë në trafik dhe do të krijojë kushte më të mira për qytetarët dhe biznese”, shtoi Basha.

Të ngjashme