Gjendet një mjet i dyshuar shpërthyes në Luboten, ndërhyjnë FSK-ja dhe KFOR-i

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 09:22 | Nga Ekonomia Online

Një mjet i dyshuar shpërthyes është gjetur të dielën, më 27 korrik 2026, në zonën e Parkut Nacional në Luboten.

Sipas raportit policor, një qytetar kosovar ka njoftuar policinë pasi, derisa ishte duke mbledhur boronica në një fushë, ka hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes.

Menjëherë pas pranimit të informacionit, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë siguruar perimetrin, ndërsa më pas kanë ndërhyrë njësitë për deminim të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe KFOR-it.

Pas ekzaminimit, mjeti është tërhequr në mënyrë të sigurt, pa u raportuar asnjë incident.

Të ngjashme