Haradinaj dhe Ramosaj presin në takim Admiral Wikoff

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 15:20 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Aleancës dhe kryetari i Komunës së Deçanit kanë pritur në takim Admiralin George M. Wikoff, Komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta të NATO-s në Napoli.

Haradinaj në një postim në Facebook tha se së bashku me Ramosaj shprehën mirënjohje për angazhimin personal të Admiral Ëikoff dhe për mbështetjen e vazhdueshme që ai dhe forcat e NATO-s japin në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në vendin tonë.

“Liria jonë është vlera kulmore që e arritëm së bashku me aleatët tanë, të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shtetet e NATO-s. Lidhja jonë me ta mbetet e përhershme, ashtu si edhe aspirata jonë që të jemi pjesë e kësaj aleance”, tha Haradinaj.

Të ngjashme