Një aksident i rëndë ka ndodhur në rrugën Fier-Shegan.
Mjeti me targa greke tentoi të parakalonte mjetin me targa italiane.
Manovra e gabuar e parakalimit bëri që mjeti me targa italiane të përfundojë në kanal.
Tre personat që udhëtonin në të, dy bashkëshortët dhe djali i tyre i rritur u dërguan me urgjencë në spitalin e Lushnjës nga dy ambulanca.
Policia në vendngjarje po dokumenton rastin dhe po disiplinon trafikun./A2Cnn