Protesta hyn në ditën e 59-të, qytetarët sërish para Kryeministrisë

Prishtinë | 28 Kor 2026 | 21:07 | Nga Ekonomia Online

Protesta qytetare në Shqipëri ka vijuar edhe këtë mbrëmje, duke shënuar ditën e 59-të të tubimeve, me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Qytetarë dhe aktivistë janë mbledhur fillimisht në sheshin “Skënderbej” në orën 19:00, prej nga kanë marshuar drejt bulevardit përpara Kryeministrisë.

Pjesëmarrësit kanë bërë të ditur se protestat do të vazhdojnë edhe në javët e ardhshme, deri në përmbushjen e kërkesave të tyre.

Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshimi i mënyrës së funksionimit të klasës politike.

Të ngjashme