Llapi zyrtarizon një kroat

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 15:04 | Nga Ekonomia Online

KF Llapi ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me mesfushorin ofensiv kroat Pjero Škarić, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin në verën e vitit 2028.

Pas përfundimit me sukses të ekzaminimeve mjekësore, 27-vjeçari i është bashkuar skuadrës dhe tashmë ka nisur përgatitjet me bardhekaltërit për sezonin e ri.

Škarić vjen në Podujevë pas një sezoni shumë të suksesshëm me NK Hrvace, ku në 34 paraqitje realizoi 10 gola dhe kontribuoi me 5 asistime, duke qenë një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.

Të ngjashme