Një fabrikë në Gjakovë përfshihet nga flakët, ndërhyjnë zjarrfikësit

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një zjarr i madh ka përfshirë gjatë së mërkurës një fabrikë të metalit në Gjakovë.

Si pasojë e flakëve, kanë ndërhyrë njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë për të intervenuar në objekt.

“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale.”, thuhet në njoftim.

Sipas zjarrfikësve, nuk është raportuar për persona të lënduar, derisa shkaqet e zjarrit mbeten për t’u hetuar nga organet kompetente.

Të ngjashme