Nesër kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë në autostrada

Prishtinë | 29 Kor 2026 | 19:20 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Infrastrukturës dhe e Transportit njoftoi se të enjten (30 korrik) do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet me mbi 20 tonë.

Vendimi u mor, siç thuhet në njoftim, bazuar në parashikimin zyrtar të temperaturave për të enjten.

“Në autoudhë kufizimi do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, pasi temperatura e parashikuar plotëson kushtin prej 32°C ose më shumë.

Në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi lejohet pa kufizime.

Nga kufizimi përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore. Lusim operatorët dhe ngasësit që të respektojnë kufizimin dhe të planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme