Erërat e forta godasin Brazilin, pesë të vdekur dhe dëme të shumta materiale

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 10:38 | Nga Ekonomia Online

Pesë persona kanë vdekur dhe dëme të shumta materiale kanë lënë pas erërat e forta, që arritën deri në 124 km/orë dhe përfshinë pjesë të Brazilit.

Dy nga viktimat u regjistruan në lagjen Santa Teresa të Rio de Janeiros, kur u shtypën nga një mur që u shemb për shkak të erërave. Një kamerë sigurie regjistroi momentin e tragjedisë.

Dy persona të tjerë vdiqën pasi u zunë nga pemët, njëri teksa ishte në këmbë dhe tjetri në një makinë, ndërsa viktima e pestë ishte një peshkatar, varka e të cilit u përmbys nga erërat e forta.

Video të tjera kanë treguar materiale që shkulen nga çatitë e ndërtesave dhe bien në rrugë, si dhe skela që rrëzohen nga erërat.

Pamje paniku u regjistruan gjithashtu në plazhe të mbushura me njerëz, të cilët mezi qëndronin në këmbë për shkak të erërave të fuqishme.

Meteorologët shpjeguan se këto fenomene lidhen me përparimin e një fronti të ftohtë në Brazilin qendror dhe jugor. Kur sistemi u përball me një masë ajri të ngrohtë dhe të lagësht, u krijuan kushte për shfaqjen e stuhive, ndryshimeve të papritura të temperaturës dhe shpërthimeve të forta të erës.

Të ngjashme