Vatër zjarri në Belsh të Shqipërisë, flakët u përhapën me shpejtësi

Prishtinë | 30 Kor 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Një vatër e madhe zjarri u shfaq pasditen e sotme në territorin e bashkisë së Belshit pranë fshatrave Seferan e Merhojë të Shqipërisë.

Të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era e fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi në disa drejtime, duke përfshirë sipërfaqe të konsiderueshme me ullinj, shkurre, bimë dhe parcela bujqësore.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëse bëri të mundur izolimin e flakëve dhe fikjen totale të zjarrit.

Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta. Pritet që grupet hetimore dhe ekspertët përkatës të kryejnë verifikimet në terren për të përcaktuar origjinën e tij.

Vetëm një ditë më parë Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile paralajmëroi rrezik të lartë nga zjarret në qarkun e Elbasanit këtë fundjavë./TCh

Të ngjashme