Valë emigrantësh në Ceuta, Spanja mobilizon ushtrinë

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 07:50 | Nga Ekonomia Online

Spanja ka dërguar trupa ushtarake në enklavën e Ceutës pasi mijëra emigrantë hynë nga Maroku duke notuar, raporton BBC-ja.

Të paktën 15 persona humbën jetën gjatë përpjekjes për të kaluar kufirin.

Qendrat e pritjes në Ceuta janë tejmbushur dhe autoritetet lokale kërkojnë ndihmë nga qeveria spanjolle.

Kryeministri Pedro Sanchez ka premtuar rikthimin e rendit dhe forcimin e sigurisë.

Ngjarja ka shkaktuar reagime politike edhe në Itali, ku është përmendur mundësia e masave të jashtëzakonshme. Ceuta dhe Melilla mbeten pika kryesore të hyrjes së emigrantëve drejt Evropës.

Të ngjashme