Therje me thikë në Prishtinë, arrestohet një i mitur

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 09:13 | Nga Ekonomia Online

Një i mitur është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka therur me thikë një person.
Sipas Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 30 korrik 2026, rreth orës 23:30. I dyshuari, i mitur, dyshohet se ka goditur me thikë një mashkull kosovar.

Si pasojë e plagëve të marra, viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 30.07.2026-23:30. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte therur me thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në QKUK. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”.

Të ngjashme