Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pas takimit me kryeparlamentaren Albulena Haxhiun dhe përfaqësuesit e tjerë të partive politike, tha se Kuvendi i Kosovës duhet të konstituohet sa më shpejtë, raporton Ekonomia Online.
“Ne insistojmë që seanca konstituive duhet të vijojë me datën 6 gusht dhe duhet të përmbyllet procesi i konstituimit të Kuvendit, me qëllim që të këtë institucione funksionale dhe të pa sens funksionalitetin e institucioneve të republikes. Dhe me qëllim që nuk do të bëhet asnjë vonesë ne synojmë që Kuvendi i Republikës të konstituohet në ditën e caktimit të thirrjes së seancës. Aty u miratua dhe një agjendë e cila do të prezantohet aty edhe për formimin e komisioneve, verifikimit të mandatëve dhe zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarit. Kaq ishte, ne e dhamë kontributin tonë për aq kohë sa respektohen vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe rregullorja e punës së Kuvendit dhe dëshirojmë që sa më shpejt t’i japim institucionet shtetit tonë”, tha ajo.
Lushaku-Sadriu the se për momentin nuk kanë ndonjë ftesë për takim nga lideri i LVV-së, Albin Kurti, duke shtuar se çdo partneritet në mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë.
“Në fakt nuk ka ndonjë ftesë tani meqë janë të lidhura proceset për çka ne i kishim ndërprerë dialogun tonë me vendimmarrësit sa i përket këtij institucioni. Sapo të kemi një takim, do të kemi dialog edhe marrëveshje eventuale nëse do të ketë hapësirë për marrëveshje të tillë. Në fakt, çdo partneritet në mes partive politike ndërtohet mbi bazën e parimeve bazë. Sepse secila parti ka kaluar me një program dhe me disa parime bazë. Ne jemi parti që qartësisht jemi të orientuar nga Perëndimi, i kemi vlerat tona bazike të cilat dëshirojmë t’i impojmë në çdo marrëveshje dhe çdo krijim partneriteti. Ajo janë të të të thëna edhe gjatë edhe fushatave tona. Dialogu mbi partneritetin edhe mbi një marrëveshje eventuale është ndërtuar para se të vazhdojmë mbi parimet edhe mbi pozitat, por fillimisht duhet të dakordohemi mbi parimet, qëllimet, objektivat e programit tonë se si mendojmë me i orientu Kosovën në vitet e ardhshme e pastaj pozitat janë çështje”, tha Lushaku-Sadriu.
