Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të Urës së Fshajt, në Gjakovë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.
“Aktualisht nuk kemi më shumë informacione sesa janë bërë publike në komunikatë, pasi ende nuk ka arritur mjekësia ligjore dhe deri atëherë nuk mund të ndërhyjmë më shumë. Njësitet e nevojshme janë në vendngjarje“, deklaroi Graishta.
Sipas tij, viktima dyshohet të jetë një grua rreth moshës 50-vjeçare. Nga vëzhgimi fillestar nuk janë konstatuar shenja të dukshme dhune në trupin e saj.
Policia ka bërë të ditur se ka kontrolluar raportimet për persona të zhdukur gjatë kësaj jave, por deri më tani nuk është gjetur ndonjë rast që përputhet me karakteristikat e viktimës.
Identiteti i gruas ende nuk është bërë i ditur, ndërsa rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Autoritetet kanë njoftuar se më shumë informacione priten pas ekzaminimit nga Instituti i Mjekësisë Ligjore dhe hetimeve që po zhvillon sektori rajonal i hetimeve.
Një grua është gjetur pa shenja jete paraditen e së premtes në afërsi të Urës së Fshajt, në Gjakovë.
Drejtori rajonal i Policisë në Gjakovë Lumni Graishta, ka konfirmuar se në vendin e ngjarjes ndodhen të gjitha njësitet e nevojshme, ndërsa pritet ardhja e ekipit të mjekësisë ligjore për të kryer ekzaminimet e nevojshme.