Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave trajton 125 raste për 2 javë

Prishtinë | 31 Kor 2026 | 16:57 | Nga Ekonomia Online

Gjatë periudhës 17-31 korrik, në Zyrën për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave, janë trajtuar gjithsejtë 125 raste të reja.

Në mesin e tyre, janë trajtuar raste të dhunës në familje, të vrasjes në tentativë, krime të luftës e trafikim me njerëz.

Rastet e trajtuara janë si në vijim:

• 87 raste të dhunës në familje;

• 4 raste të vrasjes në tentativë;

• 1 rast i krimeve të luftës;

• 1 rast i trafikimit me njerëz;

• 6 raste të kanosjes;

• 1 rast i ngacmimit;

•04 raste të ngacmimit seksual;

• 1 rast i sulmit;

• 6 raste të lëndimit të lehtë trupor;

• 1 rast i rrëmbimit;

• 3 raste të dhunimit;

• 1 rast të mundësimit të trafikimit dhe detyrim në prostitucion;

• 2 raste të bashkësisë jashtëmartesore me personin nën 16 vjeç;

• 1 rast i grabitjes;

• 6 raste të mospërfilljes së Gjykatës;

• 109 seanca gjyqësore;

• 20 seanca në prokurori;

• 3 aktgjykime dënuese

• 3 aktgjykime refuzuese;

• 3 përfaqësime në Polici;

• 3 kërkesa për urdhër mbrojtës në proces;

• 1 kërkesë për urdhër mbrojtës të refuzuar nga Gjykata;

• 2 kërkesa për urdhër mbrojtës të tërhequr nga pala;

• 16 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent të aprovuara;

• 5 kërkesa për urdhër mbrojtës emergjent në proces;

• 1 kërkesë për urdhër mbrojtës i përkohshëm emergjent të aprovuar;

• 26 deklarata të pëlqimit të viktimës;

• 1 kërkesë për kompensim të dëmit në pritje;

• 66 këshilla juridike;

• 4 referime të rastit në QPS;

• 21 referime të rastit në Strehimore;

• 7 përfaqësime në strehimore

Të ngjashme