Kosova ka arritur një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të golfit, duke mposhtur Serbinë me rezultat 2-1 në kuadër të garës “European Men’s Team Shield 2026”.
Përballja e zhvilluar në Royal Malta Golf Club u karakterizua me rivalitet të fortë, ndërsa ekipi i Kosovës zhvilloi një paraqitje të disiplinuar dhe me shumë përkushtim për të siguruar fitoren.
Federata e Golfit e Kosovës e ka cilësuar këtë rezultat si një arritje të madhe për këtë sport në vend, duke vlerësuar angazhimin dhe performancën e ekipit gjatë gjithë garës.
“Një fitore e madhe, e merituar dhe plot karakter! Një histori e sapo filluar! Djemtë tanë treguan zemër, disiplinë dhe cilësi, duke luftuar deri në fund për çdo pikë. Sot dëshmuam se me përkushtim, unitet dhe besim në vetvete mund të arrihen rezultate të mëdha”, ka shkruar Federata e Golfit e Kosovës.