FIFA ka braktisur zyrtarisht planin e diskutueshëm për shitjen e disa aksioneve të garave të saj, përfshirë Kupën e Botës.
Presidenti Gianni Infantino njoftoi se propozimi u anulua pasi shkaktoi kundërshtime të forta dhe përçarje mes federatave anëtare.
UEFA, Concacaf dhe Konfederata Aziatike dolën hapur kundër planit, duke e konsideruar të dëmshëm për të ardhmen e futbollit.
Infantino deklaroi se tani synon të rikthejë dialogun dhe unitetin brenda FIFA-s.
Plani parashikonte përfshirjen e investitorëve privatë në menaxhimin komercial të turneve më të rëndësishëm të FIFA-s.
Pas zhvillimeve të fundit, pozita e Infantinos si president i FIFA-s është vënë nën presion përpara zgjedhjeve të ardhshme.