Shkon në 67 numri i viktimave në Ceuta, Spanja ngreh gardhin mbrojtës në kufirin me Marokun

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Spanja do të vendosë një gardh mbrojtës në kufirin e Ceutës me Marokun pas valës së madhe të emigrantëve që la 67 të vdekur

Spanja ka njoftuar se do të ndërtojë një gardh mbrojtës prej 500 metrash në kufirin detar mes territorit të saj të Afrikës së Veriut, Ceuta, dhe Marokut, pasi 50.000 deri në 60.000 emigrantë kaluan kufirin gjatë kësaj jave.

Sipas qeverisë spanjolle, numri i viktimave ka arritur në 67 persona.

Disa prej tyre humbën jetën pasi u mbytën në det, ndërsa të tjerë vdiqën gjatë një stampede të madhe të turmës teksa përpiqeshin të kalonin barrierën kufitare.

Të shtunën në mëngjes, disa emigrantë të rraskapitur që arritën me not në plazhin Tarajal të Ceutës u shoqëruan nga ushtarët spanjollë dhe u kthyen përsëri në Marok.

Ministria e Brendshme e Spanjës tha se shumica e personave që hynë në Ceutë janë kthyer tashmë në territorin maroken.

Të ngjashme