Haxhiu: Dokumentimi nuk është vetëm detyrë institucionale, por edhe obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 14:55 | Nga Ekonomia Online

Ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu ka thënë dokumentimi i krimeve të Serbisë në Kosovë nuk është vetëm një detyrë institucionale, por edhe një obligim moral ndaj viktimave dhe brezave që vijnë.

Haxhiu në një postim në Facebook shkruan se para disa ditësh, Instituti i Krimeve të Kryera Gjatë Luftës në Kosovë paraqiti për herë të parë listën e institucionale të viktimave të luftës.

Të ngjashme