“Irani nuk është përballur me një president si Trumpi”, Rubio paralajmëron Teheranin

Prishtinë | 01 Gus 2026 | 22:47 | Nga Ekonomia Online

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se Irani po përballet me një president ndryshe nga paraardhësit e tij, duke vlerësuar se Donald Trump është lider që vepron dhe nuk toleron, sipas tij, shkeljet e regjimit iranian.

Nuk mendoj se regjimi iranian është përballur ndonjëherë me një president si presidenti Trump, i cili është dikush që ndërmerr veprime”, tha Rubio.
Në një intervistë për Fox News, Rubio tha se autoritetet iraniane janë mësuar prej dekadash të shmangin përgjegjësinë për veprime si gënjeshtrat, shkelja e marrëveshjeve dhe mashtrimi në negociata, por shtoi se kjo qasje nuk funksionon me administratën Trump.

Duke folur për luftën në Ukrainë, Rubio u shpreh se gjatë javëve të ardhshme priten përpjekje për rifillimin e bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës, megjithëse, sipas tij, të dyja palët vazhdojnë të kenë “vija të kuqe” që e vështirësojnë arritjen e një marrëveshjeje.

Ai komentoi edhe marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Kinës, duke paralajmëruar se çdo konflikt, qoftë ekonomik apo ushtarak, do të ishte katastrofik për të dy vendet dhe për mbarë botën.

Të ngjashme