Dallimi financiar mes gjigantëve të futbollit europian dhe klubeve më të vogla vazhdon të jetë i madh.
Sipas të dhënave të publikuara për fondin e shpërblimeve të UEFA-s, 75 klube nga 35 vende të ndryshme që janë eliminuar në raundin e parë dhe të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës kanë përfituar së bashku 40.635 milionë euro.
Në anën tjetër, kampioni i Evropës, Paris Saint-Germain, i ka të garantuara plot 63.970 milionë euro nga UEFA, pa e zhvilluar ende asnjë ndeshje në kompeticionet europiane këtë sezon.