“Qëndrimet ndaj Kosovës”, protestë në Shkodër kundër hapjes së konsullatës serbe

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 09:31 | Nga Ekonomia Online

Dhjetëra qytetarë u mblodhën të dielën në Shkodër në një protestë kundër hapjes së Konsullatës së Serbisë në kryeqendrën e veriut.

Pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre për këtë vendim, duke mbajtur pankarta dhe duke artikuluar qëndrimet e tyre gjatë tubimit.

Sipas raportimeve të mediave në Shqipëri, protesta u zhvillua pa incidente.

Organizatorët deklaruan se reagimi i tyre lidhet me qëndrimet që, sipas tyre, Serbia ka mbajtur ndër vite ndaj Kosovës dhe shqiptarëve, duke kërkuar që të rishqyrtohet vendimi për hapjen e konsullatës në Shkodër.

Të ngjashme