Fisnik Asllani pranë transferimit te RB Leipzig, marrëveshja në fazën finale

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Sulmuesi kosovar Fisnik Asllani është shumë pranë transferimit te RB Leipzig, me marrëveshjen që pritet të finalizohet në ditët e ardhshme.

Sipas gazetës gjermane Bild, ylli i Kosovës nuk do t’i bashkohet Hoffenheimit në kampin përgatitor në Seefeld të Austrisë, pasi largimi i tij nga klubi është afër realizimit, transmeton Klankosova.tv.

Raportohet se dy klubet kanë arritur pothuajse marrëveshje të plotë, ndërsa kanë mbetur vetëm disa detaje për t’u zgjidhur mes Leipzigut dhe përfaqësuesve të lojtarit.

Mungesa e Asllanit në ndeshjet e fundit miqësore të Hoffenheimit kishte shtuar dyshimet për një largim të mundshëm gjatë kësaj vere.

Për shërbimet e tij interesim kishin shfaqur edhe klube të mëdha evropiane, përfshirë Borussia Dortmundin dhe Barcelonën, por duket se RB Leipzig është favorit për ta siguruar nënshkrimin e tij.

Në kontratën e sulmuesit 23-vjeçar me Hoffenheimin ekziston një klauzolë lirimi prej 30 milionë eurosh, por ajo ende nuk është aktivizuar zyrtarisht nga Leipzigu.

Vonesa në finalizimin e marrëveshjes lidhet me situatën në repartin ofensiv të Leipzigut, pasi drejtuesit e klubit fillimisht duan të qartësojnë të ardhmen e disa lojtarëve në skuadër.

Të ngjashme