Dy persona janë arrestuar (shtetas të huaj) pasi janë përleshur fizikisht në mes vete.
Siç thuhet në raport ngjarja ka ndodhur të dielën rreth orës 02:40 në fshatin Bërnicë të Prishtinës.
Tutje thuhet se si pasojë të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.
“Fsh. Bërrnicë, Prishtinë / 02.08.2026 – 02:40. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj, shtetas të huaj, pasi që janë përleshur fizikisht në mes vete. Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.
Ndërkaq, me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.