Aksidentohen tri vetura në Landovicë, lëndohet një person

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 13:43 | Nga Ekonomia Online

Si pasojë e përplasjes mes tri automjeteve në fshatin Landovicë, në rrugën magjistrale Prizren-Gjakovë, të paktën një person raportohet se ka pësuar lëndime.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Ai bëri të ditur se përpos raportimit për një person të lënduar, janë shkaktuar edhe dëme materiale.

Ndërkohë, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u marrë me trajtimin e rastit.

Të ngjashme