Shoqata e Zjarrëfikësve të Pyjeve denoncon disa zhvillime të pabesueshme: “Ndërsa Zjarrfikësit e Operacioneve Pyjore po luftojnë vazhdimisht me zjarre të mëdha në të gjithë vendin, duke vepruar në kushte jashtëzakonisht të vështira dhe rraskapitëse, automjetet e tyre, të parkuara në zonën e shërbimit, ishin vandalizuar, ndërsa në disa raste edhe rrotat e tyre ishin hequr”, lexohet në njoftimin e shoqatës në fjalë.
Ndërkohë, vazhdojnë betejat me flakët në disa pjesë të Greqisë, ku zona më problematike aktualisht paraqitet në rajonin e Atikës, ku përfshihet dhe Athina. Flakët kanë shkrumbuar me hektarë gjithandej, ndërsa këto pamje dramatike të këtyre kuajve që përpiqen t’i shpëtojnë shpëtojnë ferrit të zjarrit tregojnë se sa e rëndë është situata.
Një total prej 33 personash raportohet të jenë arrestuar në 5 ditët e fundit për raste që lidhen me zjarret. 30 prej tyre kanë të bëjnë me zjarrëvënie nga pakujdesia dhe 3 prej tyre me zjarrvënie të qëllimshme. Mes të ndaluarve është edhe një kryebashkiak.