FC Drita ka mësuar kundërshtarin e mundshëm në fazën “Play-Off” të Conference League.
Nëse kampionët e Kosovës sigurojnë kualifikimin ndaj rivalit nga San Marino, Tre Fiori FC, do të përballen me fituesin e çiftit mes Flora Tallinn dhe Inter d’Escaldes.
Sipas shortit, ndeshja e parë e “Play-Off”-it do të zhvillohet në Prishtinë, ku Drita do të jetë nikoqire, ndërsa sfida e kthimit do të luhet në fushën e fituesit të duelit Flora Tallinn – Inter d’Escaldes.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në rrugëtimin evropian të Dritës, e cila synon të vazhdojë paraqitjet pozitive dhe të sigurojë një vend në fazën e ligës.
