Trump: Bisedimet me Iranin po vazhdojnë, Ngushtica e Hormuzit mund të rihapet që nesër

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 20:47 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë të ditur se bisedimet me Iranin janë ende në zhvillim, duke lënë të kuptohet se situata në Lindjen e Mesme mund të shkojë drejt një de-përshkallëzimi.

Në një deklaratë të fundit, Trump tha se Ngushtica strategjike e Hormuzit mund të rihapet “që nesër”, një zhvillim që pritet të ndikojë në lëvizjen e transportit detar dhe tregjet globale të energjisë, raporton aljazeera.

Ai gjithashtu theksoi se Marina e Shteteve të Bashkuara ka “kontroll të plotë” mbi Ngushticën e Hormuzit, duke nënvizuar praninë dhe gatishmërinë ushtarake amerikane në rajon.

Deklaratat e Trumpit vijnë në një kohë tensionesh të larta mes Uashingtonit dhe Teheranit, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me vëmendje zhvillimet që mund të ndikojnë në sigurinë rajonale dhe stabilitetin e tregjeve botërore

Të ngjashme