Gazetari i reagon Ramës: Familjen ka dashur ta prekë shefi i kabinetit, jo publikimi i mesazheve që faktojnë ryshfetin

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 21:10 | Nga Ekonomia Online

Gazetari Mentor Gjergjaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili pretendoi se publikimi i komunikimeve që përfshijnë shefin e kabinetit të tij, Florent Maliqi, përbën fushatë denigruese dhe se janë tejkaluar kufijtë e debatit politik duke u përfshirë edhe familjarët.

Në Facebook, Gjergjaj ka kundërshtuar këtë qëndrim, duke i kujtuar Ramës se familja e tij nuk është prekur nga publikimi i komunikimeve, por vetë shefi i kabinetit të Kryetarit të Prishtinës – sipas mesazheve që i atribuohen Maliqit – e ka “prekur” familjen e të parit të kryeqytetit.

“Kallxoni dikush Perpes se ne familje ish ka don me i prek shefi i kabinetit, e jo publikimi i komunikimeve qe po e faktojne qysh e ka rroke perpara ryshfeti e korrupsioni”, shkruan Gjergjaj.

Reagimi i gazetarit vjen pasi Rama deklaroi se sulmet ndaj tij janë shtrirë edhe te bashkëpunëtorët dhe familjarët, duke i cilësuar zhvillimet e fundit si presion politik dhe fushatë denigruese.

Të ngjashme