Nga nesër ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana” në lagjen Lakrishtë

Prishtinë | 03 Gus 2026 | 21:37 | Nga Ekonomia Online

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga data 4 gusht ndryshon regjimi i qarkullimit në rrugën “Tirana”, në lagjen Lakrishtë.

Sipas njoftimit, nga rruga “Dritan Hoxha” drejt rrethrrotullimit të Lakërishtës do të jetë një kah i lëvizjes, ndërsa nga rrethrrotullimi i Lakërishtës drejt rrugës “Dritan Hoxha” do të jenë dy shirita të lëvizjes.

Komuna e Prishtinës i ka bashkëngjitur njoftimit edhe një video, në të cilën paraqitet organizimi i ri i qarkullimit dhe drejtimet e lëvizjes në këtë segment.

Komuna ka bërë thirrje që qytetarët ta respektojnë sinjalizimin e ri, për një qarkullim sa më të sigurt dhe të rregullt.  

Të ngjashme