Gjatë ditës së sotme, pritet të mbajë mot me diell dhe shumë i ngrohtë.
Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet nga 31°C deri në 37°C.
Ndërsa do të fryjë erë nga lindja dhe verilindja, me shpejtësi 1–5 m/s.
Masat e ngrohta ajrore nga Afrika Veriore do të vazhdojnë të mbajnë temperaturat mbi mesataren klimatologjike, por brenda karakteristikave të stinës së verës.