Dyshohet se ndezi zjarrin që dogji qindra pemë, kapet 54-vjeçari në Mallakastër

Prishtinë | 04 Gus 2026 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Policia e Shqipërisë ka njoftuar se ka arrestuar një person pasi dyshohet se ka ndezur zjarrin, flakët e së cilit kanë djegur rreth 400 pemë ulliri.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Vidhit” në Mallakastër.

“Pranë vatrës së zjarrit, shërbimet e Policisë kanë konstatuar shtetasin A. Xh., 54 vjeç, banues në Ballsh, i cili dyshohet se kishte ndezur zjarrin. Si pasojë e përhapjes së flakëve janë djegur rreth 400 pemë ulliri.”, thuhet në njoftim.

Ndaj tij është iniciuar rasti për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.

“Drejtoria Vendore e Policisë Fier apelon për të gjithë qytetarët të mos ndezin zjarre për djegien e mbetjeve apo për qëllime të tjera, pasi përhapja e flakëve mund të sjellë pasoja të rënda për jetën, pronën dhe mjedisin.”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme