Komuna e Vushtrrisë ka arritur edhe këtë vit vlerësimin maksimal prej 100% për transparencën në publikimin e dokumenteve buxhetore, sipas vlerësimit të Institutit GAP. Ky është viti i tretë radhazi që komuna renditet me rezultatin më të lartë në këtë indikator.
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, e cilësoi këtë vlerësim si dëshmi të përkushtimit të institucionit për qeverisje të hapur, përgjegjësi institucionale dhe transparencë ndaj qytetarëve.
Sipas tij, transparenca dhe llogaridhënia mbeten ndër parimet kryesore mbi të cilat bazohet puna e komunës, me synim forcimin e besimit të qytetarëve dhe menaxhimin e përgjegjshëm të financave publike.
Idrizi theksoi se Komuna e Vushtrrisë do të vazhdojë të punojë për të ruajtur këtë standard, duke synuar që edhe në të ardhmen të mbetet shembull i qeverisjes së mirë, transparente dhe në shërbim të qytetarëve.